Heqja e vizave – procedurat mund të marrin 1 vit, punësimi e studimi s’lejohen

by admin
Spread the love

Qytetarët e Kosovës më së largu në fillim të vitit të ardhshëm ka gjasa që të lëvizin pa viza në zonën Schengen, raporton Ekonomia Online.

Krejt kjo nëse vendimi merret brenda këtij muaji, po qe se Franca ndërron
qëndrim sa i përket liberalizimit.

Njohësit e çështjeve politike Qeveria duhet të informojë qytetarët që nuk
mund të kërkojnë migrim në vendet e unionit, por vetëm qëndrim për periudha prej
3 deri në 6 muaj.

Arton Demhasaj drejtor ekzekutiv i organizatës
Çohu, për Ekonomia Online tha se me 23 qershor mund të merret vendim sa i
përket liberalizimit të vizave për Kosovën.

Ai thotë se në këtë fazë gjasat janë maksimale që
vizat të hiqen duke bërë kështu që Kosova të mos mbetet akoma “vrima e zezë” e
Ballkanit dhe krejt Evropës.

“Po, potencialisht ka gjasa. Fakti që shtet të fuqishme brenda
Bashkimit Evropian siç është Gjermania kanë dalë me përkrahje publike edhe kanë
filluar ndoshta edhe me lobuar tek vendet skeptike siç është Franca. Po ashtu
ka edhe sinjale pozitive edhe nga vetë Franca që mundet të vendoset në diskutim
me 23 qershor kjo çështje, atëherë potencialisht pra gjasat janë maksimale
ndoshta si asnjëherë më parë që vendimi të merret sa i përket çështjes së
liberalizimit të vizave për Kosovën, që tashmë Kosova të mos mbetet akoma si
‘vrima e zezë’ e Ballkanit dhe krejt Evropës, pa liberalizim të vizave”.

Demhasaj thotë se nëse merret vendimi këtë muaj, mund të hyj në fuqi në
dhjetor të këtij viti ose në janar të vitit të ardhshëm.

“Pengesë nuk ka. Mendoj që vetëm që vendimi mund të merret tash e
pastaj mund të hyj në fuqi diku në fund të këtij viti. Pra, potencialisht në
dhjetor kur janë festat e fundvitit ose në janar sepse kështu ka shkuar edhe
tek vendet e tjera”.

“Normalisht që janë disa kritere ose kushte që i vendosen Kosovës pasi që
të merret vendimi për liberalizim të vizave e që Kosova duhet t’i përmbush edhe
t’i realizoj ato të drejta. E që kjo lidhet sidomos me çështjen e migrimit, që
të mos ketë tendenca të migrimit të njerëzve duke shfrytëzuar liberalizimin e
vizave”.

Ai thotë se shteti duhet t’i informoj qytetarët se nuk mund të migrojnë
duke u bazuar në liberalizimin e vizave.

“Nuk besoj për shkak se edhe shtet e tjera të Ballkanit Perëndimor si
Shqipëria, Maqedonia, Serbia edhe Mali i Zi kur e kanë marrë liberalizimin e
vizave në fillim ka pasur një tendencë të shtuar të emigrimit edhe ka pasur
kërcënime nga ana e BE-së që mund të rikthehet regjimi i vizave nëse vazhdohet
me këtë. Po, pastaj shteti duhet të punoj, me i informuar qytetarët që nuk
munden të kërkojnë migrim duke u bazuar tek liberalizimi i vizave. Mendoj që
nuk ka me pasur ndëshkim në këtë aspekt”.

Edhe Arbnor Sadiku, analist politik për Ekonomia
Online tha se Qeveria e
Kosovës duhet të jetë e gatshme me fushata informuese, të i’u shpjegoj qytetarëve
se liberalizmi i vizave nuk nënkupton të drejtën për punësim dhe shkollim
jashtë vendit dhe për të qëndruar me një periudhë deri në 6 muaj.

“Qeveria e Kosovës duhet të jetë e gatshme me fushata informuese, të ju
shpjegoj qytetarëve se liberalizmi i vizave nuk nënkupton të drejtën për
punësim dhe shkollim jashtë vendit dhe për të qëndruar me një periudhë më
afatgjate se 6 muaj. Nëse kjo ndodh atëherë penalizimet mund të jenë të
dyanshme”.

“Mund të kemi penalizime si qytetarë të Kosovës për mos hyrjen në zonën Schengen
3 deri në 5 vite nëse keqpërdoret ky liberalizim i vizave dhe në anën tjetër
mund të dënohemi si shtet që të na hiqet ky liberalizim i vizave pas një periudhe
kohore të shkurtër pasi që na është lejuar kjo e drejtë nga vendet anëtare të
BE”.

Ai optimist se me 23 qershor do të merret vendim
pozitiv në këtë aspekt, por që pastaj 6muja 
deri në 1 vit do të marrë përgatitja e institucioneve në mënyrë që
qytetarët të kenë qasje brenda Zonës Schengen.

“Realisht në batë të komunikimeve të fundit që ka ardhur edhe
presidenti i Këshillit Evropian zoti Michel në Kosovë dhe është takuar me
krerët e shtetit, sigurisht që është folur shumë Kosova duke e pasur parasysh edhe
momentumin pozitiv të krijuar për të pas luftës në Ukrainë që do të jetë ai
vendi i fundit si me thënë në Ballkanin Perëndimor që do të përfitoj nga
liberalizimi i vizave”.

“…në mbledhjen e radhës që do të mbahet me 23 korrik, vërtetë shpresojmë të gjithë që Kosova të marr një vendim pozitiv për liberalizim të vizave dhe kësi soji pastaj, një periudhë shkon 6 muaj deri 1 vit rreth përgatitjes që duhet të bëhen nga institucionet e Kosovës për të pasur qasje qytetarët e Kosovës brenda zonës Schengen në një periudhë 3 apo 6 mujore”.

You may also like