HELSINKI – Lufta në Ukrainë rrezikon ndërtimin e stacionit bërthamor në Finlandë

by admin
Spread the love

HELSINKI, 25 shkurt /ATSH-DPA/- Sanksionet e vendosura ndaj Rusisë për pushtimin e Ukrainës ka të ngjarë të ndikojnë në një vendim në pritje për ndërtimin e një centrali bërthamor në Finlandë, deklaroi ndërtuesi i projektit Fennovoima.

“Pushtimi rus i Ukrainës dhe kundërmasat e Bashkimit Evropian dhe Perëndimit përbëjnë një rrezik serioz për projektin’’, theksoi Fennovoima.

Termocentrali Hanhikivi 1 do të ndërtohej në Pyhäjoki, rreth 500 kilometra në veri të Helsinkit, me ndërtimin e planifikuar të fillonte në fund të vitit 2022 ose në fillim të 2023 duke përdorur teknologjinë ruse dhe ukrainase.

Rosatom, pronë shtetërore ruse, zotëron më shumë se një të tretën e aksioneve të Fennovoima, ndërsa anija nën presion e reaktorit pritet të ndërtohet në Donetsk, Ukrainë, sipas ministrit finlandez të ekonomisë Mika Lintilä.

Kritikat ndaj projektit, i cili është planifikuar prej vitesh, janë shtuar që nga pushtimi, veçanërisht pas vendimit të Gjermanisë këtë javë për të ndaluar certifikimin e gazsjellësit Nord Stream 2 nga Rusia.

Lintilä i tha së fundmi parlamentit se nuk është në gjendje të propozojë lëshimin e një leje ndërtimi në Fennovoima.

Megjithëse Hanhikivi 1 është një projekt i sektorit privat, për ndërtimin e tij kërkohet drita jeshile zyrtare.   /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like