HELSINKI – Finlanda kërkon të blejë një sistem anti-ajror izraelit

by admin
Spread the love

HELSINKI, 5 mars /ATSH-DPA/- Finlanda synon të blejë një sistem mbrojtjeje kundërajrore nga Izraeli për të ndihmuar në sigurimin e kufirit të saj të gjatë me Rusinë, deklaroi ministri i Mbrojtjes Antti Kaikkonen, duke përmendur luftën aktuale në Ukrainë.

Kontraktorët izraelitë të mbrojtjes ”Israel Aerospace Industries” dhe ”Rafael Advanced Systems” po shqyrtojnë blerjen, theksoi Kaikkonen.

“Situata përgjatë kufijve tanë është paqësore, por ne ende duhet të jemi vigjilentë dhe të forcojmë mbrojtjen tonë”, shtoi Kaikkonen.

Në dhjetor, Finlanda njoftoi blerjen e 64 avionëve luftarakë F-35 nga kontraktori amerikan i mbrojtjes Lockheed Martin.

Kaikkonen tha se ai ka informacion nga shërbimet e inteligjencës të vendit që tregojnë pjesëmarrje më të madhe të Bjellorusisë në ofensivën ruse në Ukrainë.

Nga të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian, Finlanda ndan kufirin më të gjatë me Rusinë. Edhe pse jo një anëtar i NATO-s, konflikti aktual ka ndezur një debat të ripërtërirë për anëtarësimin në aleancën perëndimore.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like