Helmohet politikania e opozitës ruse, zbulohet substanca kancerogjene që konsumoi disa muaj më parë

by admin
Spread the love

Politikania e opozitës në Moskë, Elvira Vikhareva u helmua nga kripërat e metaleve të rënda. Lajmi u raportua këtë të premte nga gazeta ruse Sova, duke cituar testet laboratorike që Vikhareva iu nënshtrua pasi filloi të përjetonte simptoma.

Mësohet se helmimi i saj përmes kriprave të metaleve të rënda ka nisur disa muaj më parë, sakaq politikania u drejtua për disa teste laboratorike pasi filloi të shfaqte simptoma.

Sipas faqes online Meduza, në gjakun e Vikharevës u gjet dikromat kaliumi, një substancë shumë toksike dhe kancerogjene. Gëlltitja e tij nga goja ndodh aksidentalisht, ose me vetëdije me qëllim vetëvrasjeje.

Opozita politike u tha gazetarëve se i vunë re simptomat në fund të nëntorit dhe fillim të dhjetorit dhe më pas në fillim të shkurtit. Simptomat përfshinin dhimbje të forta stomaku, rritje të rrahjeve të zemrës, mpirje në gjymtyrë, spazma muskulore, gjendje të fikëti dhe rënie të flokëve.

Vikhareva nuk e ka treguar fytyrën e saj në intervistat e transmetuara drejtpërdrejt në muajt e fundit. Kjo thuhet se ishte për shkak se efektet e helmimit patën një ndikim të madh në pamjen e saj.


Top Channel

You may also like