Helmohen 17 ushtarë rusë në Mariupol, autorë dyshohen aktivistët pro-ukrainas

by admin
Spread the love

Aktivistët pro-ukrainas kanë helmuar oficerët rusë në Mariupolin e pushtuar, sipas një zyrtari lokal. 

Petro Andryushchenko, këshilltar i kryebashkiakut ukrainas të qytetit, tha se 17 ushtarë rusë ishin dërguar në spital në gjendje të rëndë, me dy të vrarë deri më tani.

Helmimet besohet se kanë qenë nga cianidi dhe pesticidet e fshehura në ushqim dhe mund të jenë vepër e të ashtuquajturit Grupi Y i lëvizjes së rezistencës pro-Ukrainase të Mariupolit.

Andryushchenko shtoi se ushtarët u helmuan “në masë” në një bazë ushtarake ruse në qytet, teksa festonin Ditën e Marinës së Rusisë të dielën.


Top Channel

You may also like