Hekuran Duka fitoi Dibrën, ASH-ja shqyrton mundësinë e ankesave

by admin
Spread the love

Sipas rezultateve të para zyrtare nga KSHZ-ja, BDI-ja fitoi edhe Komunën e Dibrës në votimin e rrethit.

Hekuran Duka fitoi zgjedhjet në rrethin e dytë për Komunën e Dibrës. KSHZ-ja publikoi rezultatet e para zyrtare sipas të cilave dallimi mes Dukës nga BDI-ja dhe kundërkandidatit Bekim Pocesta nga Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa është 138 vota.

Rezultatet në Dibër, Hekuran Duka, kandidat i Bashkimit Demokratik për Integrim, ka marrë 4 291 vota, Bekim Pocesta, koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, ka marrë 4 153 vota”, tha Aleksandar Dashtevski, kryetar i KSHZ-së.

Të drejtë vote kishin gjithsej 19 211 votues kurse dalja ishte 44.92% ose 8622 votues. BDI-ja shpalli fitoren dhe festoi rrugëve të Dibrës. Aleanca për Shqiptarët rezultatet i konsideroi si të papritura dhe ka paralajmëruar analizimin e procesverbaleve. Deri në këtë moment nuk ka informacione për ankesat e mundshme nga ana e tyre.

Partitë kanë 48 orë afat nga mbyllja e vendvotimeve për të dorëzuar ankesa për procesin e votimit dhe 48 orë për ankesa për mbledhjen e rezultateve nga publikimi i tyre.

You may also like