Haxhiu: Rregullimi i çmimeve të barnave – jetik për qytetarët

by admin
Spread the love

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka vlerësuar se Projektligji për rregullimin e çmimeve të barnave është tejet jetik për qytetarët e Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Haxhiu ka thënë se në vendet e rajonit ekziston
ky rregullim dhe se iniciativa e tyre duhet të përkrahet edhe nga partitë
tjera.

“Është një prej segmenteve më të rëndësishme
për shëndetësinë dhe për të ndaluar abuzimet me çmime. Me vite qytetarët paguajnë
barna më shtrenjtë se qytetarët e rajonit. Në 2018 është marrë vendim që të
rregullohet ky segment, më pastaj ky udhëzim administrativ është larguar për të
lënë pa rregullim të barnave”.

“E kanë edhe vendet e BE-së dhe në Kosovë kërkohet që të ketë një rregullim të çmimeve të barnave. Së bashku me ekspertë kemi punuar që ta sjellim një projektligj që rregullon çmimet e barnave”, tha Haxhiu.

You may also like