Haxhiu komenton abstenimin e Konjufcës për Byronë për pasurinë e pajustifikueshme

by admin
Spread the love

Në konferencë ministrja e Drejtësisë ka folur edhe për abstenimin e kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, sa i përket Byrosë.

Haxhiu ka thënë se Konjufca është sqaruar për pozicionin e tij abstenues dhe se të njëjtin do ta mbajë deri në momentin që në Komisionin për Legjislacion të përfshihen të gjitha rekomandimet e Venecias.

“Sa i përket votës abstenuese të Kryetarit të Kuvendit, ai e ka sqaruar pozicionin e tij në Kuvendin e Republikës, e mirëpresim pozicionin e tij sepse ai ka qenë autoritetin siç jeni në dijeni, ai e ka dërguar si kryetar Kuvendi projektligjin për Byronë në Komisionin e Venecias,  Prandaj ai ka sqaruar se derisa komisioni për legjislacion t’i përfshijë rekomandimet e Komisionit të Venecias do ta mbajë atë qëndrim. Ai nuk është kundër Projektligjit për Byronë”, ka thënë Haxhiu.

You may also like