Haxhiu: Kemi me dhjetëra raste kur pacientë me simptoma të Omicronit i’u është dhanë terapia pa i udhëzuar për të bërë testin e Covid

by admin
Spread the love

Bekim Haxhiu
deputet nga radhët e PDK-së tha se edhe këto ditë të dimrit po e shohim
paaftësinë e qeverisë në menaxhim të pandemisë.

“As pas dy
vitesh Qeveria e Kosovës nuk arrin të dalloj 
variantet e Covid-19, sillet me neglizhencë dhe papërgjegjësi
pavarësisht situatës pandemike”

Haxhiu tha se
gjatë muajit dhjetor dhe në fillim të janarit të 2022 ka pasur përpjekje nga
qeveria për zvogëlim të rasteve e të paraqiten shifra të rrejshme.

“Kemi me
dhjetra raste kur pacientë me simptoma të Omicronit i’u është dhënë terapia pa
i udhëzuar për të bërë testin e Covid. Këta persona kanë lëvizur lirshëm dhe
janë shëndrruar në shpërndarës të virusit dhe rritur shpejtësinë e numrit të
rasteve”

Haxhiu tha se
pandemia është betejë e të gjithëve e se vendimet të mos merren nga një komitet
politik.

You may also like