Haxhiu e Hovenier kërkojnë transparencë gjatë përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit

by admin
Spread the love

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në Konferencën Vjetore të Prokurorëve, tha se para vetës kanë një proces të rëndësishëm, siç është ai i zgjedhës së Kryeprokurorit të Shtetit, raporton Ekonomia Online.

Ministrja Haxhiu tha se ky proces ka vëmendjen edhe partnerëve tanë ndërkombëtar, teksa kërkoi që ky proces të jetë proces transparent.

“Kjo ditë është ditë shumë e rëndësishme për
sistemin prokurorial. Jam e vetëdijshme që keni punë të rënë kryeprokuror.
Viktimat e krimit kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje dhe qytetarët kanë të drejtë t’i
qasen drejtësisë. Duhet ta rrisni bashkëpunimin me njeri tjetrin. Ushtrojeni detyrën
tuaj në mënyrë objektive. Në përmbushjen e detyrave tuaja ju duhet mbështetje.
Do të jem zëri juaj për çdo nevojë. Ne kemi obligim që të sigurohemi që ju bëni
punën tuaj pa asnjë pengesë. Të gjithë janë të barabartë para ligjit.
Angazhohuni për kërkimet që janë kryer gjatë luftës në Kosovë. Edhe qeveria kritikohet
edhe Gjykata Kushtetuese sepse qytetarët e kanë të drejtën të thonë mendimin e
tyre”, tha Haxhiu.

E kryesuesi i Këshillit Prokurorial Jetish
Maloku, premtoi ngritje të llogaridhënies në këtë institucion. Tha se kjo mund
të arrihet duke punuar me trupat e Këshillit Prokurorial të Kosovës.

“Nuk ka shumë kohë nga vitit paraprak kemi
arritur rezultate që mund të krenohemi por na presin edhe sfida të shumta. Së
bashku do të ngrisim nivelin e llogaridhënies. Do të punojmë me të gjitha
trupat e këshillit. Këshilli ka nxjerrë 200 vendime. Ka hartuar edhe shumë
rregullore me dosjen e prokurorëve”.

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, kërkoi që zgjedhja e Kryeprokurorit të Shtetit të jetë transparent. Ai tha se kur ka arritur në Kosovë është inkurajuar me progresin që ka arritur sistemi i sundimit të ligjit në Kosovë.

“Kam një histori të gjatë me çështjet e Kosovës.
Që kur kam arritur jam inkurajuar se sa progres kanë arritur sistemin e
sundimit të ligjit. E keni rregulluar sistemin e disiplinimit. Ajo që mbetet në
luftimin e korrupsionit. Ju inkurajojë t’i merrni hapat me policinë për ta
luftuar korrupsionin. Korrupsioni është kancer që vret. Varfëron qytetarin për
gërryen besimin e tij”, tha ai.

You may also like