Havolli: Të prekësh në Trust, si të prekësh në vakëf (VIDEO)

by admin
Spread the love

Ymer Havolli, profesor universitar i ekonomisë, vlerëson se nuk duhet pandikuar lidhur me rënien e vlerës së mjeteve të Fondit Pensional të Kursimeve të cilat janë të investuara nëpër tregje financiare.

Duke folur për emërimin e bordit të ri, si nevojë e domosdoshme, ai ka komentuar edhe përpjekjet që të kishte tërheqje të mjeteve deri në 30 përqind.

“Unë kam thënë: Për çështje sociale, duart larg nga Trusti. Jam absolutisht kundër. Nuk ka asnjë justifikim. Sipas meje tërheqja mund të diskutohet vetëm nëse në Kosovë do të kishte luftë”, është shprehur Havolli në emisionin Portofol në Shqip FM.

“Ajo është pasuri e paprekshme. Si thotë populli është si të prekësh në vakëf. Ato janë mjete të njerëzve për moshën e tretë”, ka theksuar ish-kryetari i Bordit të Trustit.

You may also like