Hasenhuttl: Broja të rikthehet “top”, nuk dimë me kë të flasim te Chelsea

by admin
Spread the love

Ralph Hasenhuttl, trajneri i Southampton, para ndeshjes ndaj Arsenalit që zhvillohet të shtunën, foli edhe në lidhje me Armando Brojën. Tekniku austriak deklaroi: “E dimë situatën te Chelsea, ku ka shumë ndryshime.

Për momentin nuk është e lehtë të gjesh personin e duhur për të folur dhe për më tepër për të folur për të ardhmen e lojtarëve. Ndoshta është më e lehtë të përqendrohemi në punë tonë, të bëjmë një punë të mirë deri në fund të sezonit.

Kjo e ndihmon Brojën, na ndihmon edhe ne. Sa më lart ta mbyllim në klasifikim, aq më tërheqës jemi për të gjithë lojtarët. Ky është qëllimi për shtatë ndeshjet e fundit që kemi”.

“Broja në nivelin e tij më të mirë është padyshim një lojtar që mund të na ndihmojë. Gjëja më e rëndësishme është se ai duhet të rritet dhe të gjejë rrugën e kthimit e paraqitjet më të mira, siç duhet të bëjmë të gjithë ne. Ku është objektivi i fundjavës”, tha Hasenhuttl. / oversport.tv

Foto: Southampton FC, Twitter

You may also like