Hasan Prishtina donte që Shkupi të ishte kryeqytet i Shqipërisë, thotë nipi i tij

by admin
Spread the love

Mehmet Prishtina, nipi i Hasan Prishtinës deklaroi se ai kërkonte që Shkupi të ishte kryeqyteti i shqiptarëve. Në një intervistë për Euronews Albania, Mehmeti tregoi disa nga arsyet se përse Hasan Prishtina e kërkonte diçka të tillë.

“Gjatë periudhës sa ishte deputet, ai luftoi fort për të drejtat e shqiptarëve. Në fund, shkoi aq larg saqë në parlamentin osman, me prezencën e Sulltan Hamitit, i paralajmëron turqit se në rast se nuk realizohen kërkesat tona, unë do jem i pari që do e gris flamurin e kryengritjes në malet e Kosovës, gjë që e bëri edhe realitet. Ai erdhi në Kosovë dhe u ngjit në malet e Malësisë së Kosovës, në Junik. Ai iu drejtua me kërkesa konkrete turqve.

Organizoi kryengritjen e përgjithshme, u çlirua Kosova deri në Shkup. E gjithë kjo përpjekje mori një kah tjetër, sepse Hasan prishtina, qëllimi i tij ishte që Shkupin ta shpallte kryeqytetin e Shqipërisë”.

“Shkupi është qendër e konsujve, Shkupi është, e thonë edhe dokumentet italiane, porta e Shqipërisë. Shkupi është qendra ekonomike, ku Kosova pa Shkupin, thuajse në aspektin ekonomik nuk mund të funksionojë, kështu është trajtuar në atë kohë. Shkupi është shqiptar”, theksoi ai.

You may also like