Hartat zonale janë gati nga KOSTT-i, sfidë për këtë institucion mbetet lista e qirave të bizneseve

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi
dhe Tregti ka shqyrtuar zbatimin e Rekomandimeve të Kuvendit lidhur me
auditimin e performances të ndërmarrjes publike KOSTT Sh.A, raporton Ekonomia
Online.

Kryesuesi i bordit të KOSTT-it, Jeton Mehmeti,
ka thënë se kanë kërkuar një analizë ligjore sa i përket vendimet që janë marrë
në të kaluarën.

“Ata kanë dhënë një përgjigje jo të plotë, aty
ku është e mundur. Ne kemi kërkuar një analizë ligjore e cila neve na e baraspeshon
ndarjen dhe benefiteve të kompanisë. Nëse ne duhet të kthehemi mbrapa dhe nuk
do të kemi pasoja të mëdhaja ligjore ne do të kthehemi te secila pozitë. Sa i përket
masave administrative ndaj personave që i kanë marrë këto veprime. Unë pajtoj se
duhet ta rishikojmë dhe duhet ta analizojmë edhe njëherë qartë bazën e
vendimeve”, tha ai.

Kryetari i këtij komisioni, Ferat Shala pyeti për
hartat zonale dhe nëse janë në proces ta trajnojnë në mënyrë e ligjshme këtë
dhe të vendosin kufijtë.

“Nuk e dimë deri ku është procesi i hartimit të hartave zonale e planeve rregulluese urbane të komunave të ndryshme me të cilat operon. Me të cilat operon dhe ka akçes rrjeti i KOST-it, se sa janë në koordinim tash në këtë fazë, dhe ku hartat zonale që janë në proces ta trajnojnë në mënyrë e ligjshme këtë dhe të vendosin kufijtë”, pyeti Shala.

E për këtë ai tha se para se të jepet leja e ndërtimit, Komuna do ta bëjë kontrollimin.

“Komuna para se me dhënë një leje ndërtimi ka
më kontrollu online. Deri vonë kanë shku inspektorët më terren… Tash e kanë një
sistem elektronik digjital përpara se me dal nga zyra inspektorati ka me pa
rrjetin e KOSTT-it, përpara se me filluar procedura me i marrë pëlqimet e KOSTT-it”,
ka thënë ai.

Sa i përket listës së qirave të bizneseve, Mehmeti
tha se ky institucion është në një situatë të vështirë financiare.

“Është mirë që në takimi e radhës më trajtu edhe
shkresën që ë kam dërguar te kryetari kuvendit dhe ta diskutojmë në komision
për listën e qirave të bizneseve”, u shpreh ai.

E përgjigje mori nga Mehmeti tha se ka raste
kur në një zonë ka linja të tensionit të lartë.

“Kur është bërë hartimi, komiteti qe e ka hartu dokumentin për hartat zonale. Nuk jemi ngut me këtë rregullore, interesi për zgjerimin e komunave nuk do të thotë qe duhet të pengohet për shkak se një linjë e KOSTT-it është aty dhe mund të sugjerohet në atë zonë dhe nëse është interesi i shtetit nëse është interesi i komunës ne duhet ti japim hapësirë vetvetes. Në raste konkrete duhet të vendoset një nivelqë ta konsiderojmë se deri ku mund të zhvendosim dhe një nivel i caktuar”, ka thënë ai.

You may also like