Harrojeni tripletën, nuk përsëritet suksesi i sezonit të shkuar – Shqip

by admin
Spread the love

Premier Liga nis të premten me sfidën Manchester Cityi- Burnley. Trajneri Pep Guardiola parashikon një takim të vështirë, ndërsa e bën të qartë se suksesi i sezonit të shkuar është i pamundur të përsëritet.

Pep Guardiola deklaroi se përsëritja e suksesit të sezonit të shkuar, ku u fitua tripleta do të jetë e pamundur për Manchester City-n. “Citizens fituan Premeir Ligën, FA Cup dhe Ligën e Kampionëve duke u bërë ekipi i parë anglez që e arrin këtë që nga viti 1999 kur të tre trofetë i ngriti United.

Asnjë skuadër e Premier Ligës nuk ka arritur që ta fitojë kampionatin katër herë radhazi, por Guardiola tha se është e pavend që të flitet për titullin në javët e para të sezonit të ri.

Sfida e parë e Sitit do të jetë në mbrëmjen e së premtes kundër Burnley-t në transfertë.

“Nuk mendoj se është e mundur të bëjmë atë që bëmë sezonin e kaluar. Ndodh një herë në jetë. Por historia flet vetë: kur arrin atë që kemi bërë, është e pamundur të përsëritet. Ne duhet të jemi të vetëdijshëm për këtë dhe shpresojmë që tifozët tanë dhe vetë të kuptojmë se sa e vështirë ishte dhe thjesht të përpiqemi të marrim një rezultat të mirë kundër Burnley-t.”

Guardiola vlerësoi punën e bërë nga Vinsent Kompani te Bërnlej, që në sezonin e shkuar fitoi Championship, me këtë të fundit që në të kaluarën ka mbajtur shiritin e kapitenit të Citizens.
Katalanasi para shikon një përballje të vështirë ndaj ekipit të sapongjitur në elitën e futbollit anglez.

Klan News

You may also like