Haradinaj uron Gjermaninë për Ditën e Bashkimit

by admin
Spread the love

Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj ka uruar për Ditën e Bashkimit Gjerman.

Ish-kryeministri i vendit, ka konsideruar se “Ribashkimi i Gjermanisë shënon fitoren e lirisë dhe demokracisë ndaj regjimeve totalitare dhe ishte një frymëzim e shpresë për popujt e shtypur kudo në botë”.

Haradinaj në një postim në rrjetin social Facebook, ka shkruar se “Gjermania e bashkuar u bë shembull i lirisë e demokracisë dhe kontributi i saj për paqe, siguri e stabilitet në botë, vazhdon të jetë thelbësor”, duke shtuar se Gjermania “ishte përkrah popullit të Kosovës në momentet më vendimtare, për çka jemi përjetësisht falënderues”.

Në fund, Haradinaj ka shprehur mirënjohje dhe falenderim për Qeverinë dhe Popullin Gjerman, Ambasadën Gjermane në Kosovë dhe të gjithë gjermanëve që shërbejnë në Kosovë.

Lajme interesante

You may also like