Haradinaj takon bashkatdhetarët në Zvicër: Model i suksesit dhe të arriturave

by admin
Spread the love

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është duke qëndruar në Zvicër, ku sot takoi bashkëatdhetarët në Lozanë.

Aty u mbajt një tubim,  ku Haradinj tha se diaspora ndër vite ka qenë shtyllë e konsolidimit të shtetësisë së vendit, përkrahje e parezervë për ekonominë dhe model i suksesit dhe të arriturave, përcjell Klankosova.tv.

“Takimi me bashkatdhetarë, sikur ky sot në Lozanë të Zvicrës, është emocion i veçantë. Diaspora jonë, ndër vite ka qenë shtyllë e konsolidimit të shtetësisë së vendit, përkrahje e parezervë për ekonominë por dhe model i suksesit dhe të arriturave. Krenar kur shoh dhe takoj bashkatdhetarë të zot me profesione e ekspertiza të ndryshme, që jo vetëm na bëjnë krenar me suksesin e tyre, por i japin paraqitjen e merituar shtetit të Kosovës, duke e lartësuar identitetin tonë. Gjithmonë mirënjohës për dedikimin e tyre të pakusht ndaj atdheut”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Nryshe, burime nga AAK bëjnë të ditur se Zen Bajrami është zgjedhur kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Lozanë.

You may also like