Haradinaj që “e shqeu raportin” e Bislimit, Mehës ia kishte hedhur fytyrës hartën e demarkacionit (VIDEO)

by admin
Spread the love

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, u akuzua sot nga zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, se e ka shqyer raportin zyrtar që ky ia ka dhënë për ta informuar në lidhje me procesin e dialogut me Serbinë.

E ky gjest, nëse është i vërtetë, del të jetë i dyti kur lideri opozitar e humb toruan, derisa kërkon llogari nga njerëzit e qeverisë lidhur me proceset që kanë të bëjnë me sovranitetin e integritetin territorial të Kosovës.

Ai ishte shfaqur shumë i revoltuar edhe në korrikun e 7 vjetëve më parë. Atëbotë, ia pati hedhur hartën në fytyrë Murat Mehës, ish-kreut të komisionit qeveritar për demarkacionin me Malin e Zi, duke e akuzuar se po e dëmton Kosovën.

 

You may also like