Haradinaj: Hekuran Murati nuk e ka vendin në seancë, por në një shatorr në KEK

by admin
Spread the love

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, ka
kritikuar ministrin e Financave, Hekuran Muratin, i cili tha se Lëvizja
Vetëvendosje është kundër investimit të Countur Global për termocentralin e ri,
raporton Ekonomia Online. 

Sipas tij, Murati nuk e ka vendin në seancë,
por në një shatorr në KEK me shumë punëtorë që janë duke u mërdhirë në këtë
dimër.

“Refuzimi i Countur Global na rrezikon
edhe për shumë dimra tjerë dhe njëkohësisht edhe refuzimi i gazit që e keni
bërë na rrezikon për shumë dimra tjerë, ndoshta nuk kishte mbërri rezultati
tash por çka do të bëhet në dimrat që do të vjen më vonë, dhe ku do të jesh t’i
se vonë iu ke bashkuar kësaj anije, por këtu në Parlament me çdo mjet
Vetëvendosje e ka kundërshtuar investimin në Kosovën e Re me mbi 1 miliard
euro”, tha Haradinaj

“Vetëvendosje duke u bazuar me njerëz
sikur ti (Heuran Murati) ka ardhë situata deri këtu. Unë nuk mendoj se e ke
vendin këtu në seancë, por është dashtë të jesh në KEK me një shatorr, duke u
mërdhirë së bashku me disa kolegë tjerë, se një pjesë e qytetarëve janë duke u
mërdhirë në këtë dimër”, tha Haradinaj.

You may also like