Haradinaj e respekton kërkesën e Begajt, takohen në Kuvend

by admin
Spread the love

Kryetari i Aleancës
për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është takuat me presidentin e Shqipërisë,
Bajram Begaj në Kuvendin e Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Ndonëse këto lloj
takimesh zakonisht janë zhvilluar në selitë e partive respektive, Begaj ka kërkuar
që të gjithë krerët e partive opozitare t’i takojë në Kuvend.

Haradinaj e ka respektuar
këtë kërkesë të kreut të shtetit shqiptar. Edhe kreu i PDK-së, që paraprakisht është
takuar me Begaj i tha po ftesë së tij.

Përderisa kryetari
i LDK-së Lumir Abdixhiku, nuk ka shkuar në takim me arsyetimin e për takime të
tilla janë të hapur në çdo kohë në selinë e partisë.

You may also like