Haradinaj: Aleatët tanë vazhdojnë ta mbështesin FSK-në edukimin e oficerëve, kjo lehtëson rrugën tonë drejt NATO-s

by admin
Spread the love

Togeri Mendim Muçiqi, ka diplomuar me sukses në Akademinë Mbretërore Ushtarake “Sandhurst”, në Mbretëri të Bashkuar.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka uruar togerin për diplomimin e tij në Akademinë Mbretërore Ushtarake “Sandhurst”, në Mbretëri të Bashkuar.

Haradinaj tha se e gjithë kjo përgatitje e oficerëve dhe nënoficerëve është falë ndihmës së aleatëve tanë, të cilët vazhdojnë ta mbështesin ushtrinë tonë dhe të ndihmojnë në edukimin e oficerëve dhe nënoficerëve.

“Urime togerit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Mendim Muçiqi, i cili ka diplomuar me sukses në Akademinë Mbretërore Ushtarake “Sandhurst”, në Mbretëri të Bashkuar, pas përfundimit të programit njëvjeçar të udhëheqjes së oficerëve të rinj.

Orientimi ynë drejt integrimeve euro-atlantike
lehtësohet nga kuadro mirë të përgatitur, krejt kjo falë ndihmës së aleatëve tanë, të cilët vazhdojnë ta mbështesin ushtrinë tonë dhe të ndihmojnë në edukimin e oficerëve dhe nënoficerëve të rinj në institucionet ushtarake më prestigjioze”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

You may also like