Hapet Panairi Ndërkombëtar i Turizmit ‘Kosova 2022’

by admin
Spread the love

Panairi Ndërkombëtar i Turizmit “Kosova 2022” do të hapet sot në Prishtinë.

Në hapje të panairit marrin pjesë ministrja e
Industrisë, Rozeta Hajdari, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, presidenti i
Unionit Turistik Shqiptar, Rrahman Kasa, kryetari i Organizatës turistike të
Ulqinit, Gëzim Hajdinaga, drejtori i Agjencisë Kombëtare për Promovim të
Turizmit në Maqedoninë e Veriut, Ljupço Janevski si dhe ambasadorët e
Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

Ky panair theks të veçantë ka promovimin e
turizmit të Kosovës si dhe të krijojë lidhje më të forta bashkëpunimi me
subjekte të ndryshme të turizmit në rajon dhe pjesën tjetër të botës.

Në ditën e parë të panairit do të nënshkruhet
memorandumi për bashkëpunim mes Unionit të Turizmit të Kosovës (UTK) dhe
Agjencisë për Promovim dhe Përkrahje të Turizmit në Republikën e Maqedonisë së
Veriut.

Po ashtu, do të prezantohen të arriturat e UTK
dhe publikimi i Aplikacionit të Turizmit “Think Kosova”, prezantimi i Komunës
së Ulqinit për oferta turistike Ulqini 2022 dhe të tjera.

Panairi organizohet nga Unioni i Turizmit të
Kosovës në partneritet institucional, ndërkombëtar si dhe bashkëpunëtorë me
Unionin Turistik Shqiptar, si dhe me shtete të ndryshme si Shqipërinë,
Republikën e Maqedonisë së Veriut, Malin e Zi, Bullgaria, Turqia, Greqia dhe
Agjencia Kombëtare e Turizmit.

You may also like