Hapet Muzeu i Burgut të Prishtinës, Çeku: Lirinë e shtetit ua kemi borxh të burgosurve politikë

by admin
Spread the love

Në ambientet e ish-ndërtesës së Qendrës së
Paraburgimit në Prishtinë, është mbajtur ceremonia e hapjes së Muzeut të Burgut
të Prishtinës, në kuadër të së do të hapet ekspozita e përkohshme “Burgu i
Idealit”, raporton Ekonomia Online.

Në këtë ceremoni, kanë marrë pjesë edhe
ministri i kulturës, Hajrullah Çeku si dhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena
Haxhiu.

Më këtë rast, ministri Çeku tha se ekspozita
do të jetë e hapur për të gjithë ata që duan ta kuptojnë historinë e rezistencës
politike.

“Nga një qendër paraburgimi po e shndërrojmë në
qendër dokumentimi të kujtesës sonë kolektive të rezistencës të aktivistëve.”

“Burgu i Idealit hap dyert dhe nuk do të
mbyllen më. Do të jenë të hapura për gjithë, për të kuptuar historinë e
rezistencës politike… në këtë qendër hyhej pa e ditur se a do të dilej jashtë
apo a do të dilej gjallë.”

Tutje, Çeku vlerësoi sakrificën e të burgosurve
politik, të cilës ia la edhe meritat për lirinë e shtetit.

“Sot i përkulemi sakrificës së mijërave të
burgosurve politik, që kanë vuajtur nëpër burgjet në Kosovës e Serbisë e i
shprehim mirënjohjen tonë për kontributin e rezistencën”

“Këtë histori duhet t’ua tregojmë fëmijëve të gjithë qytetarëve që sakrifica e rezistenca e ish të burgosurve politik të mos harrohet kurrë. Këtë duhet t’ia themi gjithë botës”

“Për lirinë e shtetit qe e gëzojmë këtë angazhim ua kemi borxh të gjithë të burgosurve politikë shqiptarë”, u shpreh ai, raporton EO.

No description available.
No description available.
No description available.
No description available.

You may also like