“Handikos” shënon Ditën Ndërkombëtare të Përdoruesve të Karrocës, mungon qasja në institucione për personat me nevoja të veçanta

by admin
Spread the love

Shoqata
“Handikos”, së bashku me disa organizata të tjera, kanë organizuar aktivitetin
me moton “Sot lëvizim bashkë!”, për nderë të 1 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të
Përdoruesve të Karrocës.

Duke
qenë në fokus shpallja e vitit 2022 si vit i Personave me Aftësi të Kufizuara
në Kosovë, “HANDIKOS”, këtë sivjet ndërgjegjësimin për qasje  dhe gjithëpërfshirje e kanë bërë përmes
vendosjes së karrocave nëpër ambiente të dy lokaleve të frekuentuara në sheshet
e Prishtinës.

Kaltërina
Misini nga Shoqata “Handikos”, foli për sfidat në të cilën gjenden këta
persona. Ajo për Ekonomia Online, ka thënë se Kosova vetëm 6.7 për qind Kosova
i përmbush standardet ndërkombëtare për këta persona.

“Ne
edhe në bazë të një hulumtimi që e kemi kryer në vitin 2020 Kosova gjithëpërfshirëse
dhe ku qëndron Kosova sipas standardeve ndërkombëtare, ka dal se qasja në
raport me standardet ndërkombëtare përmbushet vetëm 6.7 për qind në vendin tonë
e që është një shifër mjaft e ulët sepse ne çdo ditë mund të shohim se sa të pa
qasshme janë ambientet trotuaret nuk janë në nivelizimin e duhur, ka mungesë të
pjerrinave por ka edhe pjerrina pa standarde, nëpër institucione publike ku ndoshta
personat me aftësi të kufizuara duhet të marrin shërbime esenciale qoftë ato
shëndetësore, arsimore etj, ka mungesë të qasjes, ka mungesë të ashensorëve, të
tualeteve të qasshme, kshtuqë ne po synojmë që të bëjmë thirrje që të nis përmirësim
drejt kësaj të respektohet udhëzimi administrativ 33 2007 i cili i obligon të
gjitha objektet që të kenë qasjen e duhur dhe sipas standardeve”.

“Për
fat të keq deri më tani nuk është përmbushur, nuk është zbatuar si duhet.
Përpos qasjes pra sfidë mbetet edhe përfshirja më e madhe në edukim të rregullt
edhe punësimi mbetet në përgjithësi përfshirja e personave me aftësi të
kufizuara në  jetën publike për çka ne po
shpresojmë që të ketë nisma përmisuese drejt situatës. E dimë që edhe ky vit
është edhe i shpallur si vit i personave me aftësi të kufizuara  vendim të cilin e pat marr Qeveria e Kosovës
më 3 dhjetor të vitit 2021”, tha ajo.

Tutje
Misini tha se shpreson që të implementohen në plotni aktivitetet që janë
përpiluar në bashkëpunim me organizatat me organizatat e  personave me aftësi të kufizuara dhe
ministritë përkatëse të qeverisë së Kosovës.

“Për
kundër përpjekjeve të viteve të fundit 
të institucioneve prap vazhdojnë të mbesin sfidat. për ata edhe ne po
duhet që të përsërisim çdo herë në shënimet e tilla, nëpër evente të tilla të
njëjtat gjëra sepse nuk po bëhet aq sa duhet”, tha Misini

“Për fat të keq në shoqërinë tonë ende ekzistojnë paragjykimet stereotipat sa i përket mënyrës se si funksionojnë dhe si jetojnë personat me aftësi të kufizuara mirëpo ne si Handikos në vazhdimësi lobojmë dhe avokojmë në këtë aspekt madje për një periudhë të gjatë ne kemi mbajtur edhe ligjërata me nxënës nëpër shkolla fillore në Kosovë, në mënyrë që të vetëdisohen shoqëria se si ti qasen peronave me aftësi të kufizuar dhe të mësohen se ata në të vërtetë janë thjesht qytetar të rëndomtë të shoqërisë tonë dhe nuk duhet të shikohen asnjëherë më ndryshe sepse personat me aftësi të kufizuar duan jetën të dinjitetshme dhe të barabartë sikurse të gjithë të tjerët”.

You may also like