Handanovic: Një bravo e madhe për Berishën, kampionati është i hapur

by admin
Spread the love

Etrit Berisha ishte vendimtar në barazimin që Torino arriti kundër Interit. Gardiani shqiptar i portës bëri një paraqitje të shkëlqyer dhe këtë gjë nuk la pa e vlerësuar edhe portieri i Interit, Samir Handanovic. Ai foli pas ndeshje për DAZN, ku e nisi fjalën e tij me komplimentat për Berishën.

“E dinim që do të ishte një ndeshje e vështirë. Provuam të ndryshonim diçka në këtë ndeshje duke luajtur me topa të gjatë. Kishim shanset tona por një bravo e madhe për Berishën që priti jo pak”.

Gabuam por më pas erdhi barazimi. Ne donim të fitonim por nuk arritëm. Është intensitet i madh ndeshjesh. Ndonjëherë herë nuk je aty ku duhet dhe Championsi nuk është se nuk ndikon. Torino kështu luan me të gjithë.

Është e fortë dhe agresive. Nuk është e lehtë të vish këtu dhe të fitosh. Kampionati është i hapur dhe kështu do të jetë deri në fund. Paraqitjet e mira po I bëjmë. Herë shënon shumë herë jo.

Kundërshtarët po luajnë mirë gjithashtu. Mungojnë edhe 10 javë për ne. Duhet të fitojmë dhe të mbërrijmë deri në fund”. /oversport.tv

You may also like