Handanovic edhe një vit zikaltër, rinovon kontratën ndonëse do fitojë më pak

by admin
Spread the love

Interi mendon që tani për sezonin e ardhshëm dhe po punon që të blindojë disa nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës.

Drejtuesit e klubit zikaltër kanë arritur marrëveshjen me Samir Handanovic për rinovimin e kontratës edhe për një sezon tjetër.

Sipas asaj që shkruan “Corriere dello Sport”, portieri ka vendosur të vazhdojë edhe një vit aventurën e tij në Milano, duke pranuar edhe një ulje të pagës.

Handanovic pritet të përfitojë 2.5 milionë euro në sezon plus bonuse që lidhen me numrin e prezencave në fushë. Slloveni do të jetë titullar në fillim të sezonit dhe më pas do të shihet nëse do ti lëshojë vendin Onanës. / Oversport.tv

You may also like