Hamilton niset i pari në Katar, Verstappen mes dy Mercedes-ëve

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Lewis Hamilton do të niset i pari në Çmimin e Madh të Katarit, pasi ia ka dalë të vendosë kohën më të mirë në kualifikueset e zhvilluara pasditen e sotme.

Piloti britanik konfirmoi se është në formë mjaft të mirë dhe do të provojë përmbysjen në tre garat e fundit të mbetura në Formula 1.

Menjëherë pas Hamilton do të niset piloti i Red Bull, Max Verstappen, i cili vendosi një kohë prej 0.455 sekondash më të ngadaltë, ndërsa i treti është piloti tjetër i Mercedes, Valteri Bottas.

Gara e radhës pritet të jetë vërtetë emocionuese, me Verstappen, që përveçse duhet të provojë të parakalojë Hamilton, në të njëjtën kohë duhet të bëjë kujdes dhe të mbrohet nga Bottas, që do të niset pas shpinës së tij.

Aktualisht Max Verstappen kryeson renditjen për pilotë me 14 pikë më shumë se Hamilton, kur kanë mbetur edhe tre gara nga fundi i një sezoni nga më emocionuesit e viteve të fundit.


Top Channel

You may also like