Hamas në konferencë për shtyp, mesazh Izraelit dhe Amerikës – Shqip

by admin
Spread the love

Zyrtarët e lartë të Hamasit mbajtën një konferencë shtypi në një vend të pazbuluar, ku foli zëdhënësi Osama Hamdan.

Ai fillimisht iu referua pretendimeve të fundit nga zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF), Daniel Hagari, i cili tha se Hamasi po ruante armë nën Spitalin Sheikh Hamad. Ai e mohoi këtë dhe tha se Hamasi nuk i përdor vrimat që Izraeli pretendon se janë hyrje në një tunel nëntokësor.

“Mijëra luftëtarë tanë po lëvizin pa e ditur ata,” tha Hamdan.

Ky zëdhënës i Hamasit i bëri thirrje OKB-së që të vëzhgojë spitalet e Gaza-s për të parë krimet e luftës izraelite dhe të përcaktojë se Hamasi nuk kishte asnjë lidhje me të.

Hamdan më pas iu drejtua një ekrani që tregonte një fotografi me titullin “Holokausti i Gaza-s”, përpara se të thoshte se Izraeli kishte shënjestruar qëllimisht civilët në Gaza, duke shtuar se kishte shkatërruar rreth 250,000 shtëpi gjatë bombardimeve.

“Ushtria okupatore ka në shënjestër… gra dhe fëmijë”, tha ai. Hamdan më pas iu referua një grafike që tregon pasojat e sulmit izraelit.

Ai tha se izraelitët u kanë shpërndarë fletëpalosje civilëve në Gaza duke u kërkuar atyre të evakuohen në mënyrë që t’i detyrojnë ata të largohen nga shtëpitë e tyre dhe të bëhen objektiva më të lehtë.

“Ne paralajmërojmë të gjitha palët, nëse duan t’i bëjnë diçka popullit tonë… populli ynë i madh palestinez nuk do ta pranojë atë,” tha ai.

“SHBA ka plane të pista”, tha ai dhe shtoi se populli i Gaza-s nuk do të heshtë nëse Uashingtoni vazhdon partneritetin me pushtuesit, duke iu referuar Izraelit.

“Ne duam një shtet të pavarur me Jerusalemin si kryeqytet,” vuri në dukje Hamdan. “Kushdo që mendon se Hamasi do të shkatërrohet është në iluzion. Hamasi do të jetë fitimtar në luftën me Izraelin,” shtoi zëdhënësi i Hamdan.

 “Ne fituam me 7 tetor dhe do të mbetemi fitimtarë. Ne qëndrojmë të palëkundur dhe armiku do të pësojë humbje dhe i dërgojmë mirënjohje popullit tonë dhe dëshmorëve tanë”, përfundoi ai. /tesheshi.com/

 

 

 

 

You may also like