Hamas gjunjëzon Izraelin! – Shqip

by admin
Spread the love

Pas zhvillimeve të fundit në Rripin e Gazës, ushtria izraelite shpalli “gjendjen e gatishmërisë së luftës”, pas së cilës filluan sulmet ndaj Gaza-s, raporton Anadolu.

Siç njoftoi ushtria izraelite, situata e përmendur është shpallur për shkak të “sulmeve të shumta nga Gaza në orën e fundit”.

I njëjti burim ka thënë se disa grupe palestineze kanë hyrë në territorin e Izraelit, në zonën kufitare me Gaza-n dhe se aty po zhvillohen luftime.

Ushtria izraelite më pas njoftoi se kishte nisur sulmet në Rripin e Gaza-s të bllokuar.

Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Galant autorizoi një “mobilizim masiv të forcave rezervë”, njoftuan mediat lokale.

Siç thuhet nga autoritetet izraelite, grupe të armatosura palestineze hynë në territorin e Izraelit dhe pushtuan stacionin e policisë në qytetin Sderot.

Krahu ushtarak i Hamasit, Izzeddin Kassam, njoftoi më herët këtë mëngjes se një operacion kundër Izraelit ishte nisur, disa mijëra raketa dhe granata ishin lëshuar nga Rripi i bllokuar i Gazës. Operacioni u nis në përgjigje të sulmeve ajrore izraelite.

Deri tani mund të thuhet se Hamas ka gjynjëzuar Izraelin, duke hyrë në territorin e tij me trupa.

Fotoja e mësipërme e tregon më së miri këtë realitet të ri në zonën më të nxehtë të Lindjes së Mesme dhe botës njëkohësisht. /tesheshi.com/

 

 

 

You may also like