Haller trondit sërish, një tjetër operacion e pret sulmuesin e Dortmund

by admin
Spread the love

Sulmuesi i Borussias së Dortmundit, Sebastien Haller pak javë pas transferimit tek këta të fundit, u diagnostikua me kancer në testikuj. Megjithatë, pas 3 muajsh nga sëmundja, lojtari akoma nuk e ka kaluar këtë sprovë dhe do i duhet të bëjë një tjetër operacion. Këtë gjë ai vetë e konfirmoi në rrjetet e tij sociale.

“Siç ishte planifikuar që në fillim, pas kimioterapisë u morën parasysh disa mundësi. Beteja kundër kancerit nuk ka mbaruar ende. Do më duhet të bëj një tjetër operacion për të eliminuar përgjithmonë këtë tumor që po më mban larg futbollit.” – tha 28-vjeçari përmes një postimi në Instagram.

Një goditje e rëndë kjo për Haller i cili ishte rikthyer në stëvitje tek ish-klubi i tij Ajaxi, në mënyrë që të ishte gati për Dortmundin. Sulmuesi u transferua verën e kaluar nga holandezët tek verdhezinjtë për shumën e 35 milionë eurove. /oversport.tv

Foto: Borussia Dortmund, Twitter

You may also like