Haliti: Alternativa nuk ka qenë e shantazhuar nga askush për tu bërë pjesë e Qeverisë

by admin
Spread the love




Anëtari i Kryesisë Qendrore të partisë Alternativa, Admirim Aliti, i pyetur se nëse kanë qenë të shantazhuar për tu bërë pjesë e shumicës, tha se aspak nuk është e vërtetë se ata kanë hyrën në Qeveri për shkak të shantazhit.

“Ne siç e përmenda më herët në Kryesinë Qendrore, disa herë kemi mbajtur debate, ku fillimisht të themi përafërsisht kanë qenë për të mos hyrë gjysma për të hyrë, pasi kemi konsumuar atë debat, jemi mbledhur Kuvendi Qendror, dhe aty kemi diskutuar dhe kemi votuar, dhe ka pasur vota kundër, ka pasur abstenim, por shumica kanë qenë për të hyrë, me këto argumente që po i përmendi”, u shpreh Admirim Haliti.

Ai tha se të gjithë anëtarët e Alternativës, i qëndrojnë pas kësaj hyrje, ngase e dinë se ka qenë vendim i arritur pas një procesi të debatit të brendshëm dhe është vendimi më i drejtë për momentin.  /SHENJA/


You may also like