Hakohet faqja e organizatës më të madhe të tenisit – ATP, urohet 28 Nëntori me flamurin “Autochthounous”

by admin
Spread the love

Është hakuar faqja zyrtare e organizatës më të madhe të tenisit profesionist botëror “ATP”.

Në profilin e faqes “ATP Tour” është vendosur flamuri “Autochthounous”, ndërsa është uruar edhe 28 Nëntor, Dita e Flamurit.

Hakerët ndërkohë e kanë bërë një urim special për shqiptarët në gjuhën angleze, ndërsa urimit ia kanë përcjellë flamurin e njohur “Autochthounous”, i cili valoi mbi Beograd në ndeshjen e famshme mes Serbisë dhe Shqipërisë, e vlefshme për kualifikimet e Euro 2016.

Natyrisht, ATP-ja reagoi dhe e hoqi postimin që mori shumë komente, mbi të gjitha nga shqiptarët, pak minuta më parë.

You may also like