Haki Abazi jep dorëheqje nga Komisioni Hetimor për Energji

by admin
Spread the love

Deputeti i Kuvendi të Kosovës Haki Abazi ka dhënë dorëheqje nga anëtari i Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike.

Ky komision ishte propozuar nga
partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje.

“Po ju konfirmoj se ai nuk është
pjesë më e këtij komisioni, ai nuk ka marrë pjesë edhe në mbledhjet e parë. Për
këtë ne sot kemi paralajmëruar një njoftim për dorëheqjen e tij i cili do të
lexohet në mbledhjen që do ta mbajmë sot në orën 14:00”, tha kryesuesi i këtij
komisioni, Hajdar Beqa për RTKlive.

Ndryshe anëtari tjetër i këtij
komisioni është deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj.

Nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV),
do të jenë deputetët Armend Muja, Haki Abazi, Arbër Rexhaj, Halil Thaçi,
zëvendës kryesues Armend Muja.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës
(LDK), Armend Zemaj anëtar dhe deputetja Rezarta Krasniqi.

Nga Aleanca për Ardhmërinë e
Kosovës (AAK), anëtare është deputetja Time Kadrijaj.

Nga Lista Serbe (LS) për anëtar
është Ljubinko Karadziq, si dhe nga grupi multietnik për anëtare është Duda
Balje.

Komisioni që do të konstituohet
sot do të mund të nxjerrin në pah problemet që i ka pasur Kosova me energjinë
nga koha e Ish-UNMIK-ut, në vitin 2006 e që për lidershipin e Kosovës ishte
kohë bisedimesh dhe parapërgatitje për statusin e Kosovës, raporton RTKlive

Pothuajse të gjitha partitë
politike që nga vitit 2006 kanë qenë pjesë e qeverive në Kosovë. Edhe pse
Lëvizja Vetëvendosje ka kohë të shkurtër që udhëheq me qeverinë, individë të
saj kanë qenë pjesë e qeverive të kaluara.

Në kuadër të komisionit hetimor
të krijuara nga Kuvendi i Kosovës do të jenë shumë persona, të cilët kanë pjesë
nëpër sistemin energjetik të Kosovës, siç janë:, ZRRE-ja, KEK-u, KOSTT-i,
KEDS-i etj.

You may also like