Hajredini për “Tv 24”: Disa në BDI s’mund t’i përballojnë lojërat e Grubit, prandaj ka përplasje!

by admin
Spread the love





“Unë kam qenë nga të parët që kam shkruar se përplasja me “zjarrëtarët” është lojë! Ali Ahmeti largon disa njerëz për të sjellë njerëz edhe më të korruptuar. LSDM është peng i BDI-së. Kështu Ahmeti tentoi ta shtyjë për të tretën herë Teuta Arifin për kryetare, e më pas për ambasadore. Por, tani Ahmeti është peng i atyre që i solli. Por, materialet që Zaev (“Bombat”) ia ka dhënë Grubit, këtij të fundit po i japin pushtet dhe po e lejojnë të bëjë çfarë të dojë”, ka thënë ish-ministri i Financave Xhevdet Hajredini, për “STUDIO 10” në “TV 24″.

Ish-qeveria mbeti edhe për 10 vite të qeverisë për shkak se strukturat e ish pushtetit akoma janë këtu, bile edhe më të fuqishme se më parë. Nuk ka dy periudha kohore, kurse kjo tani që po ndodh nuk është kohë e demokratizimit. BDI vazhdon të jetë në qeveri me të njëjtrët kuadro, ndërkohë që nga qeveria është larguar vetëm VMRO-DPMNE. Të njëjtit ishin në qeveri kur korrupsioni, krimi dhe amoraliteti, kishin prekur”, ka thënë në intervistë zoti Hajredini, për “STUDIO 10” në “TV 24”.

Kovacevskin për kryeministrë na e solli “Telekom”-i, i cili ishte atje (në Telekom) atëherë kur Telekomi i kishte derdhur para Ali Ahmetit. Beteja tanishme në BDI është si rezultat i asaj se disa përfaqësues të lartë të kësaj partie nuk po munden t’i përbalojnë lojërat e Grubit. Qeverisjen e njerëzve të korruptuar, nuk mund ta përballojnë njerëzit e ndershëm”, ka komentuar zoti Hajredini.







Artikulli paraprakBekteshi: Për Pashkë e Bajram – nuk do të ketë rritje të çmimeve




You may also like