Hajdari: Gjatë 2021-ës u rrit eksporti i mallrave të Kosovës, investimet e huaja kanë qenë gati 500 milionë €

by admin
Spread the love

Gjatë
vitit 2021 niveli i eksporteve të mallrave të Kosovës është rritur për 62 për
qind, ndërsa investimet e huaja kanë qenë gati 500 milionë euro, raporton
Ekonomia Online.

Kështu
ka bërë të ditur ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta
Hajdari para anëtarë të Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe
Tregti.

Ajo
ka folur për punën e ministrisë për vitin 2021 dhe planin e punës për vitin
2022, për projektligjet e miratuar nga kuvendi dhe projektligjet që janë në
proces të miratimit.

Ministrja Hajdari foli për objektivat që i ka
dikasteri që ajo e udhëheq, duke pikasur mbrojtjen e konsumatorit.

“Objektiva parë është përmirësimi i mjedisit të
të bërit biznes dhe zhvillimi i konkurreshmërisë në sektorin privat, objektivi
dytë është zhvillimi i politikave tregtare dhe industriale me qëllim përmirësimin
e bilancit tregtarë, objektivi i tretë mbështetja e bizneseve, objektivi katër
zhvillimi e qëndrueshëm nëpërmjet turizmit, objektivi pesë promovimi dhe përkrahja
e investimeve, e objektivi gjashtë përmirësimi i infrastrukturës së cilësisë, përfshirë
edhe mbrojtjen e konsumatorit”, tha ajo.

E kryetari i komisionit, Ferat Shala kërkoi të
di për udhëzimin administrativ që e rregullon sektorin e naftës dhe për
subvencionimin e bujqve me naftë.

“Patëm veprime qeveritare që identifikuan që
kemi pas defekte në këtë sektor, a do të ishte më mire që të kishim një shënjëzim
dhe këto mundësi mos t’u jepen atyre që të keqpërdorin. Cili është mendimi
juridik e teknik që subvencionimi i naftës ta kemi ashtu siç është planifikuar
për bujqit e të kos kemi keqpërdorime”, pyeti Shala.

Ministrja Hajdari tha se markimi i naftës
është një problem i trashëguar. Ndërsa tha se problemi duhet të zgjidhet në
doganë dhe jo te konsumatori.

“Ne kemi trashëguar një proces me udhëzim administrativ
i ngushtë dhe pa bazë ligjore për naftën i cili nuk e kishte par shikimin e
markimin e naftës. Ne kemi anuluar pjesërisht udhëzimin administrativ për t’u
ulur me palën kontraktuese për të biseduar”

“Ne nuk duhet ta marrim problemin te konsumatori
por duhet ta adresojmë problemin te hyrja në doganë. Kemi vlerësuar të gjitha aspektet
e kualitetit të naftës dhe kemi ardhur në përfundim se kemi problem me hyrjen e
naftës më treg.“

“Për naftën për bujqësi nuk kemi problem, kemi
problem te importi naftës për qëllime bujqësore. E kemi mekanizmin i cili veçse
është hyrë në fuqi dhe po i mbledhim raportet nga laboratorët duke përfshirë
doganën,  laboratorin e ministrisë, nga këto
palë do t’i shohim parametrat se si do të vijnë. Dhe pastaj sipas ligjit do tu
adresojmë këto manipulime në treg”, tha ministrja Hajdari.

You may also like