Hadërgjonaj flet për relacionin me Shaqirin: Jemi rritur bashkë

by admin
Spread the love

Trajneri i Kosovës, Alain Giresse, i shoqëruar nga mbrojtësi i krahut, Florent Hadërgjonaj, kanë dalë në një konferencë për shtyp para ndeshjes së nesërme (e martë) kundër Zvicrës.

Anëtari i skuadrës turke, Kasimpasa, gjithashtu foli për relacionin e tij me Shaqirin, teksa u pyet pse vendosi ta përfaqësonte Kosovën.

“Xherdanin e njoh që disa vite, jemi rritur bashkë. E kemi një shoqëri të ngushtë, e cila vazhdon të jetë ende edhe pse luajmë për dy shtete të ndryshme”.

“Gjithmonë kam thënë se kur kam zgjedhur Kosovën ishte diçka që më erdhi prej zemrës. Nuk jam pishman. Jam shumë i lumtur që e kam bërë këtë zgjedhje”, tha Hadërgjonaj.

Ndryshe, takimi Zvicër – Kosovë zhvillohet nesër me fillim nga ora 18:00.

/Insporti.com

You may also like