Habit ish-agjenti korean: Kim Jong Un ka një djalë që e mban të fshehur se është i dobët dhe i zbehtë

by admin
Spread the love

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un ka një djalë, por ai mbahet larg syve të publikut sepse  është shumë ‘i zbehtë dhe i dobët’. Kështu është shprehur një ish-agjent sekret i Koresë së Jugut.

Ai tha se pamja fizike jo tërheqëse e djalit ka dekurajuar diktatorin e Koresë së Veriut që ta zbulojë në publik.

“Ndryshe nga babai i tij apo motra e tij që është e shëndoshë dhe e ushqyer mirë, djali i Kim thuhet se është i zbehtë dhe i dobët. Kam dëgjuar se djali i tij nuk i ngjan aspak stërgjyshit të tij, Kim Il-sung’’- tha ai për Korea Times.

Për liderët koreano-veriorë, ngjashmëria me Kim Il-sung,  themeluesin topolak të vendit mendohet të jetë një atribut i domosdoshëm.

Udhëheqësi aktual është akuzuar se ka shtuar ngjashmërinë e tij me Kim Il-sung, gjyshin e tij, në një përpjekje për të forcuar legjitimitetin e tij.

Dhe mund të ketë më shumë liderë topolakë koreano-veriorë që do të vijnë – vajza “e shëndoshë” e Kim Jong Un, Kim Ju-ae, e cila doli në sy të publikut në fund të vitit 2022.

Ende nuk ka dalë asnjë foto e djalit të Kim Jong Un. Por ekspertët kanë marrë një foto të diktatorit kur ka qenë në moshë më të re, kur ishte ‘i zbehtë dhe i dobët’, ndryshe nga sot.


Top Channel

You may also like