Habit Georgina Rodriguez, fut vajzën 8-muajshe në çantën e saj të dorës (FOTO)

by admin
Spread the love

Pas eliminimit të Portugalisë nga Kupa e Botës, Georgina Rodriguez, partnerja e yllit portugez, Cristiano Ronaldo është kthyer në shtëpi nga Katari. Ajo ka marrë vëmendjen e ndjekësve pas një fotoje të publikuar në rrjete sociale, duke mbajtur të bijën Bella Esmeralda, 8 muajshe, brenda një çantë dore Hermès Birkin.

Pas më shumë se 20 ditësh që modelja 28-vjeçare kaloi duke mbështetur partnerin e saj, Cristiano Ronaldo në këtë kompeticion, i cili luajti për ekipin kombëtar të Portugalisë, ajo u kthye për në shtëpi, ndërsa ndau një foto në rrjetet e saj sociale me bukuroshen e vogël.

Georgina Rodriguez hoqi dorë nga karroca e zakonshme teksa mbante vajzën e saj tetë muajshe, Bella Esmerelda, me një çantë dore të zezë, Hermès Birkin. Fëmija ishte i mbështjellë me një kombinim rozë, batanije dhe kapele, teksa përshtatej në mënyrë të përkryer në çantën e dorës luksoze.

Çanta prej lëkure mendohet të jetë Birkin 40, madhësia më e madhe e çantës së shitur, e cila mund të variojë nga 9,000 paund deri në 40,000 paund. Dhe Georgina nuk mund të gjente një çantë më të përshtatshme për nevojat e saj si nënë e re. “Koha për në shtëpi / Faleminderit Katar për këto ditë të mrekullueshme dhe faleminderit të gjithë njerëzve që e bënë të mundur këtë” – shkroi ajo në mesazhin e shpërndarë në rrjete sociale.

You may also like