Haaland kalon Mbappe, tani është ai lojtari që vlen më shumë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Portali Transfermarkt po azhornon vlerën e tregut të kartonëve të lojtarëve të 5 kampionateve më të rëndësishme të Europës. Ka shifra të reja për Premier League dhe Ligue 1, ndërkohë që nuk ka mbaruar akoma vlerësimi për Serie A, Bundesligë dhe LaLiga.

Por edhe me të dhënat aktuale ka një lajm të madh: Haaland ka parakaluar Mbappe në këtë renditje të veçantë dhe tashmë është ai lojtari me vlerën më të lartë të kartonit.

Sulmuesi i Manchester City vlen aktualisht 170 milionë euro, ndërsa Mbappe 160 milionë. Podiumin e mbyll Vinicius Jr me vlerën e merkatos 120 milionë euro.

Vlerë më të lartë të kartonit se Haaland kanë pasur vetëm Neymar (180 milionë), Messi (180 milionë) dhe Mbappe (200 milionë), të tre në vitin 2018. /Oversport.tv

 

You may also like