“Gyndoan më kërkoi falje”, Arauho flet pas disfatës me Realin: Gjuajtja e Jamal dukej brenda!

by admin
Spread the love

Qendërmbrojtës i Barcelonës, Ronald Arauho, ka pasur një javë shumë të komplikuar pas humbjes ndaj PSG-së. Kartoni i tij i kuq shkaktoi shumë diskutime, veçanërisht për shkak se edhe Ilkai Gyndoan deklaroi ai duhej të kishte shmangur kryerjen e një faulli.

Uruguaiani foli pas humbjes në “El Clasico” kundër Realit, duke shpjeguar se çështja tani është mbyllur: “Ai më kërkoi falje”.

Çfarë ndjeni pas kësaj disfate tjetër kundër Realit të Madridit?

Jemi të trishtuar, ka qenë një javë e vështirë dhe tani humbëm mundësinë për të luftuar për La Ligan.

Ju pëlqeu arbitrimi apo mendoni se ishte i pamjaftueshëm?

Nuk më pëlqen të flas për arbitrin. Duhet të shohim nëse gjuajtja e Jamal ishte gol, teknologjia do të kishte bërë më të mirën. Nuk ka justifikime, ne dështuam në detaje, jo vetëm në këtë ndeshje.

Sigurisht që nuk ka qenë e lehtë për ju pas humbjes ndaj PSG-së, ka pasur edhe shumë kritika…

Pa dyshim që jam pak i trishtuar, por jam shumë i fortë mendërisht dhe përpiqem ta demonstroj sa herë që më duhet të futem në fushë.  Nuk ka nevojë të qortoj veten për asgjë. Le të ngremë kokën dhe ta mbyllim të dytët, ne duhet të kualifikohemi në Superkupën”.

E doni aplikimin e “Goal Line Technology”?

Gjuajtja e Jamal dukej se ishte brenda, por ne nuk duhet të justifikohemi. Ne duhet të vazhdojmë të punojmë.

PANORAMASPORT.AL

You may also like