Gushti i këtij viti nis dhe mbyllet me dy superhëna/ Përgatituni për një shfaqje mahnitëse

by admin
Spread the love

Me dy super hëna të plota do të mirëpresim dhe do a mbyllim gushtit e këtij viti, sot dhe në datën 31 të muajit.

Hëna e plotë e sotme quhet “Hëna e plotë e Sturgeon”. E veçanta e saj është se është gjithashtu një super hënë e plotë, e dyta nga katër në verën e vitit 2023.

Superhëna e plotë ndodh kur Hëna është në fazën e hënës së plotë dhe është në pikën e saj më të afërt me Tokën. 

Kjo është arsyeja pse ajo duket më e madhe dhe më mbresëlënëse. Admiruesit e saj mund ta vëzhgojnë Hënën me sy të lirë, sapo ajo të lindë  sepse atëherë na jep ndjesinë sikur është më e madhe.

Gushti i këtij viti na ofron një hënë të dytë të plotë, dhe kjo një hënë super e plotë, më 31 gusht. Duke qenë se do të jetë hëna e dytë e plotë që do të ndodhë në të njëjtin muaj, ajo quhet edhe “Hëna Blu“. Është karakteristike se ne kemi pasur një super hënë të plotë dhe një hënë blu në të njëjtën kohë përsëri në dhjetor 2009, ndërsa rasti tjetër do të ndodhë pas nëntë vitesh, në gusht 2032. 

Midis dy hënave të plota të gushtit do të jetë Hëna e re më 16 gusht, e cila gjithashtu do të ketë diçka të veçantë: do të jetë një mikro-hënë e re, që do të thotë se Hëna e re do të ndodhet pranë pikës së saj më të largët nga Toka.

Superhëna e parë e plotë e vitit 2023 ishte më 3 korrik dhe superhëna e fundit e plotë e vitit pritet më 29 shtator.


Top Channel

You may also like