Guimaraes pritet të largohet nga Newcastle

by admin
Spread the love

Mesfushori Bruno Guimaraes pritet të largohet nga Newcastle Unitedi këtë verë, kanë njoftuar mediumet britanike të martën.

Bëhet e ditur se drejtuesit e klubit anglez kanë marrë vendim për ta nxjerr në shitje Brunon pas interesimit të madh për transferimin e tij nga Manchester City, Paris Saint-Germaini, Manchester Unitedi, Liverpooli e Barcelona.

Për ta lënë të lirë mesfushorin 26-vjeçarin, Newcastle po kërkon të paktën 120 milionë euro duke pasur parasysh se Bruno ka kontratë deri në verën e vitit 2028.

Bruno këtë edicion ka 4 gola e 8 asistime në 44 paraqitje për Newcastlen, ekip që iu bashkua në janar të vitit 2022 nga Lyoni për 50 milionë euro.

You may also like