Guardiola: Pres të ketë më shumë intensitet, Ederson është i çmendur

by admin
Spread the love

Manchester City do të nisë gjysmëfinalet e kthimit në Champions League i avantazhuar pasi ka arritur një fitore 1-0 në sfidën e parë. Në prag të këtij takimi, ka dhënë konferencën për shtyp trajneri i “qytetarëve”, Pep Guardiola.

“E gjithë skuadra është në dispozicion përfshirë këtu edhe Ruben Dias që nesër nuk do ta nisë si titullarë duke marrë parasysh se ka zhvilluar vetëm një seancë stërvitore me grupin pas një jave ndalesë.

Të flisja sot për impenjimin e tij do të ishte diçka e papjekur nga ana ime, por fakti se ai është rikthyer me skuadrën do të thotë që puna që ka bërë ka qenë e drejta. Të gjithë do të jenë të rëndësishëm në këtë finale sezoni, përfshirë edhe Ruben”.

EDERSON- “Ai është i çmendur. Ndonjëherë mendoj se ai nuk ndjen asgjë. Mund të pësojë një gol dhe gjithsesi qëndron i qetë, bën pritjen e jetës dhe prap nuk ndryshon asnjë gjë. Është gjithmonë i qëndrueshëm dhe i qetë. Aftësitë e duhurua për një portier”.

ATLETICO MADRID- “Pres një ndeshje ndryshe nga ajo e një jave më parë. Ata do të luajnë në shtëpi, përballë publikut të tyre dhe në sfidat me eliminim direkt ky është një faktor që i jep një shtysë të madhe Atleticos, edhe kur ata luanin në Calderon.

Pres një intensitet të madh nga ata dhe nëse ne pësojm gol, do të bëjmë gjithçka për të shënuar”. /oversport.tv

Foto: Manchester City, Facebook

You may also like