Guardiola kërkon të ruajë rekordin: Të zhgënjyer nga eliminimi në Kupën e Ligës, por…

by admin
Spread the love

Pasi u eliminua në Kupën e Ligës në Newcastle, Manchester City përqendron vëmendjen në Premier Lague, ku ka një ecuri perfekte prej gjashtë fitoresh radhazi.

Citizens janë te vetmit në ligat kryesore në Europë me pikë të plota më këtë fillim sezon. Trajneri Pep Guardiola dëshiron ta ruajë sa më gjatë këtë rekord.

Kalvin Phillips: “Ai ka një shans (të startojë) kundër Wolves, si të tjerët. Ai është pjesë e grupit, jep një kontribut i jashtëzakonshëm edhe kur nuk luan. Nuk kam ankesa. Ndonjëherë ne kërkojmë diçka specifike. Kalvin është perfekt nëse loja zhvillohet në zona të ngushta. Newcastle ishte i vështirë. Ai na ndihmoi të fitonim kundër Forestit.”

Blerjet e reja: “Jam më shumë se i impresionuar me djemtë e rinj, duke luajtur në një nivel të lartë. Disa prej tyre u duhet një vit, të tjerë mund të përshtaten më shpejt…”

Eliminimi ndaj Newcastle: “Ndeshja kundër Newcastle ishte e mirë. Ne luajtëm mirë në pjesën e parë. Është futboll, fiton dhe humbet. Ndihemi të zhgënjyer, por tashmë po mendojmë për të shtunën.”


Top Channel

You may also like