Guardiola: Do të bëjmë më të mirën për të fituar titullin në shtëpi

by admin
Spread the love

Manchester City u ndal në një barazim 2-2 në javën e 37-të të Premier League përballë West Ham dhe tashmë në rast se fiton Liverpool, në sfidën e fundit janë të detyruar të fitojnë për t’u shpallur kampion. Ndërkohë që pas sfidës, trajneri Pep Guardiola komentoi ndeshjen për Sky Sports.

“Kemi bërë një rikthim të mirë në ndeshje për të arritur barazim. Kjo vjen si meritë e djemve sepse u përballëm me një ekip të madh në një stadium të madh. Kemi bërë një ndeshje të mirë. Ata mbrohen mirë, Antonio diktonte ritmin e duhur, Boëen më pas shënoi dy gola.

Folëm në pushimin e ndeshjes, kemi thënë se nuk do të dorëzohemi, hymë mirë në fushë, por më pas gabuam një penallti. Tani kemi një ndeshje për të luajtur në shtëpi, përballë tifozëve tanë. Do të bëjmë paraqitjen më të mirë të mundshme për të fituar titullin dhe ju siguroj se “Etihad” do të jetë i stërmbushur”. /oversport.tv

Foto: Manchester City, Facebook

You may also like