Guardiola: 4-0 e Barçës s’na ndihmon, tentojmë finalen e dytë radhazi

by admin
Spread the love

Pep Guardiola, trajneri i Manchester City, në prag të gjysmëfinales së kthimit në Champions League kundër Real Madrid, doli para mediave dhe foli për shumë çështje, duke nisur të situata në skuadrën e tij e për të vijuar më pas edhe për tema të tjera që i hapën gazetarët.

“Kyle Walker është stërvitur, ai do të udhëtojë me ekipin dhe do të vendosim nesër nëse luan apo jo. Jam i lumtur që është kthyer. Ai do të përpiqet të jetë nesër. Joao Cancelo është për ndeshje. Ai po paraqitet mirë. Kyle do e shohim si do të zgjohet nesër dhe më pas do të vendosim. John Stones nuk është gati”.

“Rotacion? Ne luajmë për Premier League, luajmë çdo tre ditë. Nuk do të ketë pushim për lojtarët”.

“Modric beson te finalja? Të gjithë mendojnë që nëse bëjnë maksimumin e tyre do ta mposhtin kundërshtarin. Kjo është normale”.

“Loja e hapur na shkon për shtat? Në këto lloj ndeshjesh ka më shumë momente kontrolli, më shumë tranzicion. I gjithë 90-minutëshi nuk do të jetë i njëjtë”.

“City i barabartë me Real? Janë dy skuadra të mirë, i pamë edhe një javë më parë. Ata janë kampionë në Spanjë, ne po përpiqemi të jemi kampionë këtu. E thashë një javë më parë, jemi në gjysmëfinale për t’u përpjekur dhe për të arritur finalen e dytë radhazi”.

“Formacioni i njëjtë? Nuk e di ende çfarë do të ndodhë. Formacioni është për t’u përpjekur të fitojmë ndeshjen. Ka momente kur stërviteni shumë keq para ndeshjes dhe bëni paraqitje të jashtëzakonshme ose stërviteni mirë dhe pastaj në fushë paraqiteni keq. Kemi gjëra për të përmirësuar edhe ne”.

“Përmirësimi në mbrojtje çelësi? Loja e shkuar ka ikur, janë 180 minuta. Do përpiqemi të paraqitemi më mirë se në ndeshjen e shkuar. Shkojmë në Madrid për këtë. Të gjithë janë gati për të tentuar ta bëjnë diçka të tillë”.

“Përmirësimi pas çdo ndeshje të madhe? Pyetja është se çfarë mëson nga eksperienca. Ju mund të bëni të njëjtat gabime. Është krejtësisht ndryshe, është e vështirë të bësh një krahasim me sezonin e shkuar. Fakti që kemi qenë në këtë fazë shpesh, na ndihmon të dimë se si ta trajtojmë situatën. Gjithsesi kjo nuk është një garanci për të luajtur mirë. Ata e dinë që ne duhet të paraqitemi mirë për të shkuar në finale”.

“A duhet të luajmë më mirë se në Madrid? Ndoshta duhet të jemi më të mirë, por mund të luajmë edhe keq dhe të fitojmë. Askush nuk e di se çfarë ndodh. Ndonjëherë merrni atë që nuk meritoni, ndonjëherë nuk merrni atë që meritoni. Duhet të paraqitemi jashtëzakonisht mirë dhe të fitojmë ndeshjen”.

“Fitorja e Barcelonës 4-0 a na ndihmon? Kampionati është komplet ndryshe nga Champions League. Jemi duke folur për Champions League. Unë kam parë vetëm momentet kryesore të El Clasico, nuk e pashë ndeshjen e plotë në detaje. E di që Carlo bëri diçka që normalisht nuk e bënte taktikisht. Nuk mund të marr asgjë nga ajo ndeshje për të na ndihmuar në këtë sfidë”. / oversport.tv

Foto: mancity.com

You may also like