Grushti ndaj Baenas, Valverde: Nuk jam penduar, mbrojtja familjen

by admin
Spread the love

Federico Valverde i është rikthyer sërish episodit ndaj Alex Baena në takimin e muajit prill kundër Villarealit. Sfidë të cilën “Los Blancos” e humbën 2-3.

Mesfushori uruguaian goditi me grusht 22-vjeçarin e Villarealit për shkak të disa fjalëve që nuk ia kishte harruar Baenas.

Qahesh kot sepse fëmija yt nuk do të lindë”, ishte fraza që tërboi lojtarin e Realit gjatë periudhës që gruaja e tij ishte shtatzënë.

Ndërkohë, lojtari i Villarealit zgjodhi të fliste nëpërmjet rrjeteve sociale: “Jam shumë i trishtuar për agresionin që pësova pas ndeshjes. Jam i befasuar nga fjalët që thuhen për mua. Janë të pavërteta”.

Valverde ka folur sërish për sulmin e 7 muajve më parë kundër lojtarit kundërshtar pas përfundimit të sfidës.

Gruaja ime vuante fizikisht dhe mendërisht çdo ditë (mjekët ishin shprehur se kishte pak shanse që të lindte djali). U mbylla në vete, jam një tip që i mbaj brenda vetes. Nuk dua që dikush të më shohë duke qarë. Të gjithë po vuanim, ndërkohë që unë duhet të qëndrojë si një shkëmb. Po luaja një personazh, djalin e fortë, stoik, i cili i thotë gruas së tij: “Gjithçka do të shkojë sipas dëshirës së Zotit.

Nuk dua të flas më për këto gjëra të këqija. Dua të them vetëm këtë: në një fushë futbolli mund të më quash si të duash. Nuk shqetësohem. Unë jam uruguaian, për hir të Zotit, por ka disa limite që nuk duhet t’i kaloni. Jo si futbollist, por si njeri. Nëse flisni për familjen time, atëherë nuk është më vetëm futboll. Ndoshta nuk duhet të reagoja ndaj Baenas. Por unë jam një qenie njerëzore dhe ndonjëherë të duhet të mbrosh familjen.

Më lëndoi kur shikoja se si media më portretizoi si person të dhunshëm. Janë thënë shumë gënjeshtra që më vonë rezultuan të pavërteta. Nuk jam penduar për asgjë, sepse çfarë ndodhi më bëri të rritesha si person dhe bashkoi edhe më shumë familjen tonë”.


Top Channel

You may also like