Grushte dhe shkelma mes futbollisteve femra, reagon Shoqata e Futbollit të Afrikës

by admin
Spread the love

Shoqata e Futbollit të Afrikës së Jugut (SAFA), ka deklaruar se do të marrë masa kundër ekipeve Royal AM dhe Lindelani Ladies.

Kjo pasi dy skuadrat u përfshinë në një përleshje të dhunshme gjatë një ndeshjeje të Superligës Hollyëoodbets në stadiumin Princess Magogo të dielën.

Nga Shoqata e Futbollit të Afrikës thanë se janë të zhgënjyer nga skenat e shëmtuara, kur dy skuadrat shkëmbenin goditje fizike në një ndeshje që u transmetua drejtpërdrejt në televizionin kombëtar.

Përleshja e dhunshme rezultoi në dhënien e pesë kartonave të kuq nga gjyqtari i ndeshjes.

“Shoqata e Futbollit të Afrikës së Jugut është e zhgënjyer nga dhuna e shfaqur nga lojtarët gjatë ndeshjes së Superligës së Hollyëoodbets midis Royal AM dhe Lindelani Ladies në stadiumin Princess Magogo, në KwaMashu”, tha organizata.

You may also like