Grubi: Së shpejti gurëthemelet për korridoret 8 dhe 10D

by admin
Spread the love





Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi e quajti ditë historike për vendin nënshkrimin e marrëveshjes me kompaninë IRD, për mbikëqyrje në ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d, shkruan TV21. Grubi tha se shumë shpejtë do të vendosen edhe gurëthemelet për ndërtimin e këtyre autostradave.

“Dua të iu paralajmëroj që, që nesër në 11:30, po këtu në Qeveri do ta mbledhim komitetin drejtues në mënyrë që të udhëzojmë konsultantin e përzgjedhur që të fillojë negociatat menjëherë, pa asnjë vonesë, që ditën e hënë me konzorciumin “Bechtel Enka” dhe të na sjell në Qeveri kontratën për ta firmosur në mënyrë që bashkërisht kështu si jemi ta vendosim edhe gurëthemelin e ndërtimit të këtyre autostradave”, tha Grubi./tv21







Artikulli paraprakPyetet për Eurovision, Ana Kabashi: Një nga gjërat që duhet të bëj në vitet në vijim
Artikulli tjetërNetanyahu i hapur për ofrimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën




You may also like