Grubi: Në shumicë parlamentare janë të gjithë të mirëseardhur

by admin
Spread the love

Artan Grubi nga Bashkimi Demokratik për Integrim është shprehur se shumica parlamentare aktuale është e qëndrueshme dhe se të gjitha subjektet politike janë të mirëseardhura në këtë përbërje parlamentare, përveç partisë “E Majta”.

Grubi tha se ndjehet i gëzuar nga dështimi i mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë.

Kishte deputetë që në rend të parë e vendosën interesin e shtetit, interesin e përbashkët të shoqërisë sonë, e jo interesin e dy apo tre liderëve të cilët ishin vënë në shërbim për ta rrënuar rrugëtimin evropian të Maqedonisë së Veriut.

Unë jam i bindur se edhe shumica edhe parlamentare do të rritet nga të gjithë deputetët që dëshirojnë ta shohin Maqedoninë e Veriut stabile, të sigurt, me marrëdhënie të mira ndëretnike, me marrëdhënie të mira nderfqinjësore, një anëtare e denjë e NATO-s, me perspektivë evropiane.

Të gjitha ato forca janë të mirëseardhura, përveç partisë “E Majta”, e cila nuk ka vend në këto politika”, deklaroi mes tjerash Grubi.

You may also like